Presidentja Osmani takon homologun nga Mauritania në Riad: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve miqësore
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani, në kuadër të vizitës së saj në Riad. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se biseda u fokusua në thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve. […]