Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Osmani takon homologun nga Mauritania në Riad: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve miqësore

Presidentja Osmani takon homologun nga Mauritania në Riad: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve miqësore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani, në kuadër të vizitës së saj në Riad.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se biseda u fokusua në thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani.