GazetaDemos merr vesh ekskluzivisht nga burimet e veta se Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni në komunën e Prizrenit.
Kjo marrëveshje erdhi pas bisedimeve, ku sipas të njëjtave burime, u dakorduan që AAK me kandidatin e tyre, në rast të qeverisjes së kandidatit të VV-së, Artan Abrashi, të udhëheq me; Nënkryetarin, Drejtorinë e Arsimit dhe me Drejtorinë e Shëndetësisë.