Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: “Ujku Shigjetë” përmbylli validimin e kapaciteteve të këmbësorisë së FSK-së

Kurti: “Ujku Shigjetë” përmbylli validimin e kapaciteteve të këmbësorisë së FSK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për përfundimin me sukses të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”, i cili, sipas tij, shënon përmbylljen e procesit të validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Kurti theksoi rëndësinë e këtij arritjeje për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare.

“Realizimi i ushtrimit fushor ‘Ujku Shigjetë’, e përmbylli procesin e validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë së ushtrisë sonë,” ka shkruar ai.

Kryeministri në detyrë shtoi se Kosova do të vazhdojë me objektiva të reja për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Le të vazhdojmë me objektivat e radhës, për një Kosovë gjithnjë e më të sigurtë,” ka përfunduar Kurti.