Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Qëndrim Kryeziu: Me 4 miliardë u ndërtua autostrada 220 km, ku shkuan 20 miliardë euro?

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së,  Qëndrim Kryeziu ka publikuar një video në Facebook ku ka ngritur pyetje për menaxhimin e buxhetit shtetëror dhe shpenzimin e mjeteve publike. Ai ka thënë se, sipas tij, me rreth 4 miliardë euro është ndërtuar autostrada prej 220 kilometrash gjatë qeverisjeve të kaluara, ndërsa ka kritikuar qeverinë aktuale […]

Lexo më shumë

Haradinaj: Jam për Ballkanin e Hapur, por me një kërkesë – Serbia të njohë Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në emisionin “Oponencë” për politikat ekonomike dhe nismat rajonale, duke u ndalur si te raportet me Serbinë, ashtu edhe te “Ballkani i Hapur”. Haradinaj u shpreh se taksa 100% ndaj produkteve serbe, e vendosur gjatë qeverisjes së tij, nëse do […]

Lexo më shumë

Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shprehur shqetësim lidhur me rastin e raportuar në komunën e Gjakovës për ngacmim seksual nga ana e drejtorit të një institucioni arsimor. Ministria përmes një komunikate ka deklaruar se menjëherë pas informacionit, Inspektorati i Arsimit ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë për të […]

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot

Sot (e enjte) parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale do të jenë 6-9°C, ndërsa maksimalet 18-22°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.

Lexo më shumë

Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit për kultivimin e narkotikëve, njëri e pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Millosh Maksimoviq dhe Sinisha Nedeljkoviq u deklaruan të pafajshëm për prodhimin e narkotikëve. Ndërkaq, Nedeljkoviq e pranoi fajësinë për armëmbajtje pa leje. Në këtë seancë po ashtu u dha fjala hyrëse nga palët në procedurë dhe u dëgjua dëshmitari Goran Sankoviq. Në seancën […]

Lexo më shumë

‘‘Sekuestrimi më i madh historik i valutës së huaj’’, Dogana e RMV konfiskon 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc, detaje

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc, raporton Anadolu. Drejtori i Doganës, Boban Nikollovski tha se është parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave të gatshme. Ai informoi se paratë janë gjetur në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus, të paketuara në qese. Komunikata: […]

Lexo më shumë

Hamza: Qeverisjen tonë e dorëzuam me Kosovën shtet të pavarur e institucione stabile – gjashtë vitet e fundit sollën regres

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës meritojnë rezultate konkrete, zhvillim dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit. Përmes një postimi publik, Hamza ka theksuar se PDK e kishte dorëzuar qeverisjen me Kosovën shtet të pavarur, me autostrada moderne, institucione stabile dhe […]

Lexo më shumë