Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

OVL e UÇK-së paralajmëron protesta: S’kemi pranuar përgjigje nga Kurti e Haxhiu për Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës,

OVL e UÇK-së tha se deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga Kryeministri i Kosovës dhe Kryeparlamentarja lidhur me kërkesat e tyre për hartimin dhe miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, si dhe për garantimin e të drejtave të veteranëve që u takojnë me ligj. Organizata tha se […]

Lexo më shumë

Pensionohet Valdete Daka

Është pensionuar nga detyra e gjyqtarës Valdete Daka. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata Supreme e Kosovës. Pas një karriere të gjatë, mbi 30-vjeçare në sistemin gjyqësor, prej të cilave 16 vite në Gjykatën Supreme, gjyqtarja Valdete Daka ka arritur moshën e pensionimit. Njoftimi i plotë: Kryetari Rexhepi ndan […]

Lexo më shumë

35 mijë euro hua për të mbuluar shpenzimet familjare, 10 mijë të tjera borxh për makinë – kjo është pasuria e Dimal Bashës

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në deklarimin e tij vjetor të pasurisë ka raportuar një hua prej 35 mijë eurosh, për të cilën thotë se e ka marrë për të mbuluar shpenzimet familjare, përfshirë biletat e udhëtimit dhe shpenzimet e tjera të kartelës së kreditit. Po ashtu, ai ka deklaruar edhe 10 mijë euro borxh […]

Lexo më shumë

Gruda liston vërejtjet e PDK-së për Byronë: Nëse s’përmirësohen, s’kemi se si ta përkrahim Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po bëhet leximi i parë i Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka listuar disa prej vërejtjeve që ka lidhur me Projektligjin, shkruan Gazeta Express. Gruda ka thënë se gabimi i parë ka qenë fakti që s’ka pasur konsultim publik. Ai ka thënë se i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që të ketë një konsultim publik legjislativ në mes të leximit të dytë dhe të tretë. “S’ka pasur konsultim publik, duhej të vihej në konsultim publik para miratimit në Qeveri. Një ligj kaq i ndjeshëm duhet t’i nënshtrohet një debati nga profesionistët. Duhej t’i jepej mundësi secilit qytetar që të japë mendimin për këtë ligj. Është standard që kërkohet. Ka qenë një lëshim që s’do të duhej të ndodhte”, ka thënë Gruda. “Mund të organizojmë mes dy leximeve, konsultim publik për legjislacion, ia kam propozuar edhe ministres. Mendoj se është rruga se si ta bëjmë ligjin në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Gruda tutje. Ai ka thënë se edhe lënia e disa çështjeve për t’u rregulluar me akte nën-ligjore është përsëri problematike, meqë Kushtetuesja ka sqaruar se gjithçka duhet të rregullohet me Ligj. “Vërejtja e dytë. Kushtetuesja ka bërë vërejtje për ligjin se asgjë s’mund të rregullohet me akte nën-ligjore, por me ligj. Ajo dispozitë që i është lënë drejtorit për veprime me disa akte-nënligjore duhet të fshihet”, ka thënë Gruda, raporton Express. Deputeti i PDK-së ka folur edhe për mungesën e mekanizmit të kompensimit, duke thënë se një mekanizëm i tillë është i nevojshëm për ta bërë Byronë më efikase. Sipas Grudës, kompensimi duhet të jetë më i lartë, në mënyrë që Byroja të mos trajtojë çfarëdo rasti. “Mungesa e mekanizmit për kompensim efikas. Ky mekanizëm e bën byronë më efikase, për të mos u marrë me çfarëdo rasti”, ka thënë ai tutje. Gruda ka thënë se Projektligji ka edhe probleme në mënyrën se si është shkruar, duke thënë se s’është shkruar me gjuhë juridike. “Ligji s’është shkruar në gjuhë juridike”, ka thënë Gruda tutje. Ai ka kritikuar edhe emrin e Projektligjit, duke thënë se në përmbajtje nuk pasqyrohet, meqë Byroja nuk konfiskon pasuri, por Gjykata. |”Byroja nuk konfiskon pasuri. Titulli i Ligjit nuk e reflekton përmbajtjen e Ligjit. Gjykata vendos për konfiskimin”, ka thënë Gruda. Ai ka thënë se sot PDK-ja do të abstenojë në lexim të parë, me qëllim të krijimit të hapësirës për të pasur konsultime legjislative në mes të leximeve për të adresuar vërejtjet. Gruda ka thënë se nëse ato ndryshime s’do të ndodhin, PDK nuk ka se s’i ta përkrah një Ligj të tillë. “Që ligji të kalojë duhet t’i jepet shans përmirësimit”, është shprehur Gruda.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po bëhet leximi i parë i Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka listuar disa prej vërejtjeve që ka lidhur me Projektligjin. Gruda ka thënë se gabimi i parë ka qenë fakti që s’ka pasur konsultim publik. Ai […]

Lexo më shumë

Abdixhiku publikon pasurinë vjetore: Rritje e pasurive të paluajtshme dhe detyrime kreditore mbi 150 mijë euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar deklarimin e tij të rregullt vjetor të pasurisë, të cilin Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka filluar ta publikojë sot. Sipas të dhënave të deklaruara, Abdixhiku këtë vit ka shtuar dy pasuri të paluajtshme në krahasim me vitin e kaluar. Mes tyre është një banesë […]

Lexo më shumë

Ish-presidentja Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga e mëditjet – kjo është pasuria e saj

Ish-Presidentja Vjosa Osmani, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka deklaruar mëditje në vlerë 10 mijë e 305 euro, nga udhëtimet zyrtarë jashtë vendit, krahas pagës në vlerë 33 mijë e 248 euro që e merrte si Presidente. Tek pasuritë e paluajtshme, nuk ka ndonjë ndryshim. Në pronësi të saj ka deklaruar një arë në vlerë […]

Lexo më shumë

Albulena Haxhiu bleu sivjet banesë në vlerë 128 mijë euro, kjo është pasuria e Kryeparlamentares

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka blerë sivjet banesë në vlerë 128 mijë e 740 euro bashkë me bashkëshortin e saj, sipas deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Haxhiu ka deklaruar se këtë banesë, me sipërfaqe prej 128.74 metër katror, e kanë blerë me kredi. Tek […]

Lexo më shumë

Maqedonci: Një përfaqësues i SHBA-së na ka ndihmuar në përgatitjen e FSK-së për misionin në Gaza

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të dërguar disa dhjetëra pjesëtarë të forcave të saj të sigurisë në një mision ndërkombëtar në Gaza, si pjesë e një iniciative të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit vitin e kaluar. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi përAP se Kosova […]

Lexo më shumë