Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: Me 4 miliardë u ndërtua autostrada 220 km, ku shkuan 20 miliardë euro?

Qëndrim Kryeziu: Me 4 miliardë u ndërtua autostrada 220 km, ku shkuan 20 miliardë euro?

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së,  Qëndrim Kryeziu ka publikuar një video në Facebook ku ka ngritur pyetje për menaxhimin e buxhetit shtetëror dhe shpenzimin e mjeteve publike.

Ai ka thënë se, sipas tij, me rreth 4 miliardë euro është ndërtuar autostrada prej 220 kilometrash gjatë qeverisjeve të kaluara, ndërsa ka kritikuar qeverinë aktuale duke pyetur se çfarë është bërë me rreth 20 miliardë euro.

Kryeziu, edhe pse ka theksuar se është kategorikisht kundër çdo forme të keqpërdorimit apo vjedhjes së parasë publike, ka ngritur dilema lidhur me dallimin mes shifrave dhe rezultateve të investimeve.

Ai thekson se pyetja e tij kryesore mbetet: ku kanë përfunduar 20 miliardë euro.