Përgatiti: Afrim Kasolli
Që kur ka filluar para fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti, është duke u munduar me me mish e me shpirt për ta paraqitur modelin e saj qeverisës si rrëfim të suksesit ekonomik për vendin. Ku më në fund Kosova po e shijon mrekullinë ne këtë sferë. Kohë me parë gjatë në eventin ODI Global në Londër të Mbretarisë së bashkuar Albin Kurti kishte deklaruar, se “me kabinetin tim të mirëarsimuar e të klasës së mesme, njerëz që s’duan të pasurohen nga politika, që kuptojnë se politika është shërbim dhe përpjkeje, ne ia dolëm ta kthejmë antikorrupsionin në rritje, lirinë në zhvillim, dhe virtytin në besim”.
Por ka kaluar shumë kohë nga kjo krekosje idilike doli raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar qe e pasqyroi një realitet krejt të errët social dhe ekonomik në vend. Sipas këtij dokumenti, aktualisht vetem Moldavia është me keq se Kosova sa i përket nivelit të varfërisë. Madje edhe Ukraina që ndodhet në vitin e pestë te luftes mbrojtëse kundër agresionit brutal rus ka performance më të mirë ekonomike.
Prs GDP-ja e Kosovës për kokë banori është 20.400 dollarë në “bazë të paritetit të fuqisë blerëse”, shteti moladav e ka 19.700 dollarë, kurse Ukraina 21,000 dollarë. Kurse papunësia te të rinjtë vazhdon të jetë deri në 30 për qind.
Ndërkohë, lajmet e zeza mbi trendet negative ekonomike nuk kanë te sosur. Tashmë matjet mbi shkallen e inflacionit në Evropë, kanë vënë në pah se vetëm Rumania ishte me keq se Kosova në muajin prill te ketij viti. Sipas këtyre statistikave shkalla e inflacionit për këtë periudhë kohore ishte 6.0 për qind, një trend ky që është duke e goditur deri në palcë aftësinë blerëse të qytetarëve të zakonshëm të Kosovës.
Mbetët të shihet se si do arsyetojë këtë kahje negative ekonomike për vendin, ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati. Mbase do t’ua tregojë qytetarëve të Kosovës se si situata nuk është aq e errët sa duket. Me këtë rast nuk përjashtohet mundësia qe t’ua përkujtojë atyre se ne vitet ’90 në kohën ish-regjimit të Milosheviqit shkalla inflacionit ishte dhe me brutale. Prandaj, nuk mund të mohohet progresi qe e ka bërë kjo Qeveri.