Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme
Banorët e Lagjes ‘Dardania’ raportojnë për letra kërcënuese për lirimin e pronave pranë Xhamisë së Madhe, Policia nis hetimet

Banorët e Lagjes ‘Dardania’ raportojnë për letra kërcënuese për lirimin

Disa banorë të Lagjes “Dardania” në Prishtinë kanë raportuar se kanë pranuar letra kërcënuese në dyert e shtëpive të tyre,
Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur
Dogana: Në muajin mars pati rritje të të hyrave, 4.5% më shumë krahasuar me vitin paraprak

Dogana: Në muajin mars pati rritje të të hyrave, 4.5%

Dogana e Kosovës, ka thënë se gjatë muajit mars ka pasur rritje të qëndrueshme të të hyrave dhe avancim të
“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën, i sjell ftesë për Samitin e Diasporës në Shqipëri

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën, i

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e
Babai i tij e kishte uzurpuar në emër të UÇK-së, momenti kur Policia e Kosovës e largoi Rron Gjinovcin nga lokali

Babai i tij e kishte uzurpuar në emër të UÇK-së,

Mediat e afërta më pushtetin e Vetëvendosjes, Rron Gjinovcin e ftojnë nëpër debate televizive në cilësinë e analistit. Por, sa
Musliu-Shoshi: Deklarata e Kurtit për mediat, presion politik i maskuar si shqetësim etik

Musliu-Shoshi: Deklarata e Kurtit për mediat, presion politik i maskuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka cilësuar të rrezikshme deklaratën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me
Kurti sulmon edhe një herë me fjalët “armiq” e “argatë”, vetëm  një javë pasi misioni i KiE e bëri përgjegjës për gjendjen e medias

Kurti sulmon edhe një herë me fjalët “armiq” e “argatë”,

Rreth një javë më parë një mision faktmbledhës nga organizatat partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e
Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh  Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të enjten një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, të cilat kapin vlerën e miliona eurove.  Ratifikimi i tyre vjen pas vonesave të shkaktuara nga pezullimi i punës së Kuvendit gjatë marsit, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me një dekret të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë, i cili u rrëzua dhe ligjvënësit rifilluan punën.  Marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare mund të miratohen vetëm me votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit me 120 vende.  Marrëveshjet e së enjtes u miratuan me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga një pjesë e pakicave, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e braktisën sallën paraprakisht, si shenjë pakënaqësie ndaj mosfutjes së një rezolute si pikë të parë të rendit të ditës.  Në mesin e marrëveshjeve që kaluan të enjten është edhe ajo për kredinë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh.  Marrëveshjet e ratifikuara:  Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018. Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017. Marrëveshja e kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale. Marrëveshja e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike. Marrëveshja e kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës. Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”. Vlera e katër prej këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë me Bankën Evropiane për Investime, shkon në 121 milionë euro.  Banka Evropiane e Investimeve i kishte thënë Radios Evropa e Lirë në mars se ratifikimi i marrëveshjes “ishte i nevojshëm për ofrimin e financimit të propozuar”.  “Ratifikimi i marrëveshjes do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara me ndërtimin e njërit prej centraleve të saj më të mëdha fotovoltaike diellore, me një kapacitet deri në 100 megavatë. Projekti pritet të forcojë sigurinë energjetike të vendit duke rritur pjesën e energjisë së rinovueshme të prodhuar në vend dhe duke zvogëluar varësinë nga gjenerimi me bazë qymyri. Ai gjithashtu do të mbështeste qëllimet më të gjera të tranzicionit të gjelbër të Kosovës, pasi centrali pritet të gjenerojë rreth 169 gigavatë energji elektrike në vit dhe do t’i ulte ndjeshëm emetimet e dyoksidit të karbonit sapo të vihet në funksion”, thuhej në përgjigje.  E një zëdhënës nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i kishte thënë Radios Evropës së Lirë se çdo vonesë në ratifikimin e dy marrëveshjeve të kredisë do të “mund të çonte në vonesa në kontraktimin dhe zbatimin e punimeve”.  Marrëveshjet me BERZH-in kapin vlerën e 75 milionë eurove.  Ndërkohë, Kuvendi dështoi t’i ratifikojë katër marrëveshje të tjera ndërkombëtare pasi deputetët opozitarë nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ishin aty, ndërsa deputetët e LDK-së nuk pranuan që ato të procedoheshin në mënyrë të përshpejtuar siç kërkuan deputetët e partisë në pushtet. /REL

Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona

Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të enjten një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, të cilat kapin vlerën e miliona eurove. Ratifikimi i
“Shpërfilli” kuvendin e Mitrovicës së Veriut, Elshani: S’e kemi obligim ligjor të raportojmë

“Shpërfilli” kuvendin e Mitrovicës së Veriut, Elshani: S’e kemi obligim

Ishte ftuar të raportonte në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, më 27 mars 2026. Por, zëdhënësi i Drejtësisë Rajonale
Nuk jam ithtarë i këtyre skemave te operimit politik

Nuk jam ithtarë i këtyre skemave te operimit politik

Mirëpo, shpeshherë realiteti nuk përputhet me ate qe ne e konsiderojmë si rruge “ideale” e ballafaqimit politik. Prandaj mënyra sesi