Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zyrtarizohet edhe një kandidat për deputet nga AAK e Pejës

Zyrtarizohet edhe një kandidat për deputet nga AAK e Pejës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon të përfaqësohet në Kuvend edhe me kandidatin për deputet, Labinot Panxha.

Përmes një njoftimi, Panxha ka njoftuar se ka vendosur që për herë të parë të kandidojë për deputet, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, deri te ky vendim erdhi duke e parë situatën politike në vend.

“Po, jam i vetëdijshëm se kjo garë është sfiduese dhe e vështirë, por për të guximshmit asgjë nuk është e paarritshme!” u shpreh ai.