Një person është arrestuar në Jarinjë me urdhër të gjykatës
Një person mashkull nga Kosova është arrestuar mbrëmë në vendkalimin kufitar në Jarinjë me urdhër të gjykatës, njoftoi sot Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45. Nga vendkalimi kufitar ai është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit. Nuk janë dhënë detaje të tjera, konkretisht se për çfarë akuzohet ky person.