Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti dhe Szunyogu në takim lamtumirës: Të përshpejtohen reformat e rrugën së Kosovës drejt BE-së

Kurti dhe Szunyogu në takim lamtumirës: Të përshpejtohen reformat e rrugën së Kosovës drejt BE-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e  BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog tha se në takim e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin, teksa tha se e rikonfirmoi rolin e BE-së si partnere e pazëvendësueshme e Kosovës.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog.

Mandati i Szunyogut pritet të përfundojë më 31 gusht të këtij viti.