Të dielën, në Stacionin Policor në Pejë, kishte shkuar qytetari me inicialet F.S., për ta dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:
– Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë pesë cent (335.25) Euro
– Njëzetë (20) dollar Amerikan
– Kartela bankare
Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).
Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.