Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Osmani: Do t’i drejtohem sërish Kushtetueses me një pyetje të veçantë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me ngërçin politik që po përjeton vendi. Gjatë një diskutimi në Hudson Institute, ku po qëndron në Shtetet e Bashkuara, Osmani theksoi se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka ofruar mjaftueshëm sqarime mbi pasojat […]

Lexo më shumë

Mohuan qasjen në dokumentet publike, 17 gjoba për institucionet në gjashtë muajt e parë të 2025

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 janë shqiptuar gjithsej 17 gjoba ndaj institucioneve publike për shkelje të të drejtës për qasje në dokumente publike dhe për keqpërdorim të të dhënave personale. “Kjo përfshin Këshillin […]

Lexo më shumë

Ganimete Musliu: Liri për çlirimtarët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar një foto të tyre bashkë. “Liri për Çlirimtarët!”, ka shkruar Musliu.

Lexo më shumë

Gërvalla takohet me Sekretarin e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit: Theksova rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit të qëndrueshëm

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit (GCC), Jasem Mohamed Albudaiwi. Ky takim, sipas një komunikate, u zhvillua me qëllim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve anëtare të kësaj organizate me rëndësi strategjike. “Në këtë […]

Lexo më shumë

Gërvalla takon homologun maqedonas: Duhet të përqendrohemi në iniciativa që lehtësojnë bashkëpunimin praktik

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me homologun nga Maqedonia e Veriut, Timčo Mucunski. Ajo ka shkruar se bashkëpunimi ndërkufitar dhe shtyerja përpara e projekteve të përbashkëta rajonale mund të ecin përpara me përkushtim të ndërsjellë institucional. “Duhet të përqendrohemi në iniciativa që lehtësojnë bashkëpunimin praktik në mes të dy […]

Lexo më shumë

Ramadani: Dihet kush i ka fyer, sulmuar e poshtëruar Policinë e Kosovës, për qëllime politike

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKI ka folur lidhur me debatin e krijuar së fundmi për Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se në vitin 2007, për herë të parë ishin realizuar Shtesat për Rrezikshmëri për policët, përkatësisht duke filluar me Njësitë Speciale. Kurse, Ramadani ka shtuar se dihet kush ishin ata ‘që fyen e poshtëruan […]

Lexo më shumë

Vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve, Bajraktari: Sinjal tejet domethënës për vendimmarrjen e mëpastajme

Avokati Ardian Bajraktari ka konfirmuar se më 16 korrik Gjykata Speciale do të marrë vendim lidhur me mocionin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky mocion ka të bëjë me hudhjen poshtë të disa pikave të aktakuzës. Bajraktari ka thënë se në përgjithësi procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve është shoqëruar me shkelje të shumta. […]

Lexo më shumë

Apeli ashpërson dënimin ndaj të akuzuarve që u zunë me gati 50 kg drogë

Gjykata e Apelit të Kosovës ndaj të akuzuarve Muharrem Morina, Nikollë Ukaj, Nue Karica dhe Salih Selmanaj ka ashpërsuar dënimin, duke i dënuar secilin veç e veç me nga 4 vite burgim. “Me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë…, NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren…, i datës 24.02.2025, vetëm përkitazi me dënimin, […]

Lexo më shumë