Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

OVL e UÇK-së për vendimin e Speciales më 16 korrik: Trupi gjykues të mos i mbyllë sytë para së vërtetës

Sot, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të […]

Lexo më shumë

Prattipati takohet me zyrtarin e DASh-it që erdhi në Kosovë, tregon arsyen e ardhjes së tij

E ngarkuara me punë e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati ka mirëpritur në takim Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Aziatike, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Ambasada e ShBA-së në Kosovë tha se qëllimi i takimeve të Hanrahan është përforcimi i prioriteteve të ShBA-së në rajon. “Ne […]

Lexo më shumë

Normalizohet gjendja, rikthehet në funksion sistemi i palës maqedonase në kufirin me Kosovën

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se tashmë ka filluar që të funksionojë sistemi i palës maqedonase lidhur me situatën me hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Nga QKMK është thënë se tani gjendja është kthyer në normalitet. ‘‘Të nderuar, ju informojmë se ka filluar të funksionon sistemi i palës Maqedone dhe gjendja […]

Lexo më shumë

Mbuloi edhe Kosovën: Pas 14 vitesh transmetim, mbyllet Al Jazeera Balkans

Është konfirmuar për Klix.ba se pas katërmbëdhjetë vitesh pune të suksesshme në Ballkan, projekti rajonal televiziv Al Jazeera Balkans po mbyllet. Al Jazeera Balkans (AJB) është dega rajonale e rrjetit medial Al Jazeera me bazë në Katar, me seli në Sarajevë dhe e lansuar më 11 nëntor 2011. Transmeton në gjuhën boshnjake-kroate-serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi, […]

Lexo më shumë

Kurti tha se s’kishte njohuri për planet e Serbisë për sulme, Fetoshi: Tregon se qeveria s’komunikon me ShBA

Drejtori i Institutit “Octopus” dhe profesori Arben Fetoshi e ka komentuar konfirmimin që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ia bëri deklaratave të homologut të saj amerikan, Donald Trump, se ky i fundit e ka parandaluar një sulm ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës. Fetoshi tha se pavarësisht konfirmimit të Osmanit mbi deklaratat e Trumpit, kryeministri në […]

Lexo më shumë

Bie sistemi i policisë maqedonase, krijohen kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Sot, është raportuar një problem teknik që ka prekur sistemin e Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e vendit. Si pasojë, autoritetet maqedonase kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për shkak të rënies së […]

Lexo më shumë