E ngarkuara me punë e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati ka mirëpritur në takim Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Aziatike, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë.
Ambasada e ShBA-së në Kosovë tha se qëllimi i takimeve të Hanrahan është përforcimi i prioriteteve të ShBA-së në rajon.
“Ne presim me padurim një fundjavë produktive me takime dhe vizita për të përforcuar prioritetet e SHBA-së për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik”, thuhet në një njoftim.