Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Rama takohet me Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe stabilitetit të Kryeqytetit. Ai njoftoi se në Odën e Kryeqytetit ka pritur Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në […]

Lexo më shumë

Haradinaj paralajmëron hapjen e fushatës së AAK-së: Të mërkurën, tubimi hapës në Pallatin e Rinisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar zyrtarisht hapjen e fushatës së Aleancës, e cila do të nisë të mërkurën me një tubim qendror në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se ky moment shënon fillimin e një angazhimi që shkon përtej një tubimi të zakonshëm, duke […]

Lexo më shumë

KQZ nis votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme, kutitë postare aktive në 23 shtete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për të lehtësuar procesin e votimit jashtë Kosovës, kutitë postare për votuesit e regjistruar për votim me postë janë tashmë funksionale në 23 shtete. Mes vendeve ku janë vendosur kutitë postare janë: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali i Zi, […]

Lexo më shumë

Jakurti: 100 eurot e vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro – inflacioni e ka gërryer ndjeshëm fuqinë blerëse

Ish-zëvendësministri në qeverinë Kurti I dhe doktoranti i ekonomisë, Edison Jakurti, ka nxjerr të dhënat mbi rënien drastike të fuqisë blerëse në Kosovë, duke ilustruar përmes shifrave se si inflacioni ka zhvlerësuar paranë e qytetarëve në vitet e fundit. Përmes një analize të publikuar, Jakurti ka shpjeguar dallimin thelbësor midis vlerës nominale (shifra në kartëmonedhë) […]

Lexo më shumë

Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike

Komuna e Kamenicës ka lëshuar një urdhëresë për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike. Urdhëresa thuhet se vlen për të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës. Ato përfshijnë objektin e Komunës, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe […]

Lexo më shumë

Abdixhiku paralajmëron tubimin ku do të prezantohen kandidatët për deputetë dhe programi politik: Le të zgjedhim shpresën

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do t’i prezantojë 110 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryetari Lumir Abidxhiku ka thënë se lista për deputetë e LDK’së është “listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë”. “Nesër, më 16 dhjetor, në AMC Hall, nga ora […]

Lexo më shumë

67 deputetë të legjislaturës joproduktive kërkuan pagë kalimtare pas shpërndarjes së Kuvendit

Paga bazë e deputetit është mbi 1800 euro. KALLXO.com përmes qasjes në dokumente publike në Kuvendin e Kosovës, ka marrë vesh se 67 deputetë kanë kërkuar të shfrytëzojnë të drejtën e përfitimit të pagës kalimtare. Afati për kompensimin kalimtar të deputetëve të legjislaturës së nëntë ka nisur të rrjedhë nga 21 nëntor 2025 dhe Kuvendi […]

Lexo më shumë

“Sot na paska turpnu Presidentja”, Muharremi kritikon vizitën e Osmanit në Mitrovicë

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas pjesëmarrjes së saj sot në Mitrovicë në një ceremoni për urimin e një kryetari komune. Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka vlerësuar se ky veprim është i pazakontë dhe përbën, sipas tij, “turp të madh”, duke ngritur dyshime për paanshmërinë […]

Lexo më shumë