Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ nis votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme, kutitë postare aktive në 23 shtete

KQZ nis votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme, kutitë postare aktive në 23 shtete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për të lehtësuar procesin e votimit jashtë Kosovës, kutitë postare për votuesit e regjistruar për votim me postë janë tashmë funksionale në 23 shtete.

Mes vendeve ku janë vendosur kutitë postare janë: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Procesi i dërgimit të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë vendit ka filluar më 14 dhjetor, duke përfshirë rreth 58 mijë votues të regjistruar për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet, të shtypura në Slloveni, kanë arritur në Kosovë më 12 dhjetor, ku shërbimi votues i KQZ-së ka përgatitur paketat individuale për secilin votues.

Çdo pako ka një numër gjurmimi unik, që i lejon votuesit të ndjekin vazhdimisht vendndodhjen e saj. Votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025.

“KQZ inkurajon votuesit e regjistruar që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit,” thuhet në njoftimin e KQZ-së.