Plagoset një person në Prizren, gjendja stabile
Një person është plagosur këtë të martë në Prizren dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, bëri të ditur se gjendja e viktimës është stabile. Sipas tij, i plagosuri është sjellë në Emergjencë rreth orës 13:20, ku pas ekzaminimeve ka vazhduar trajtimin në Repartin e Ortopedisë.