Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Uniforma dhe pajisje ushtarake të gjetura në veri, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion të fundit në veri të vendit, ku janë sekuestruar pajisje ushtarake, përfshirë uniforma kamuflazhi, antiplumbë, helmetë dhe karikatorë të mbushur me fishekë, që dyshohet se lidhen me rastin e sulmit të armatosur në Banjskë. Zëvendëskomandanti i Policisë Rajonale në Veri, Veton Elshani, deklaroi para mediave se gjatë […]

Lexo më shumë

Williams: Thaçi dhe i gjithë delegacioni kosovar kërkonin pavarësi

Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se Hashim Thaçi dhe i gjithë delegacioni kosovar e kërkonin pavarësinë. Këtë deklarim, dëshmitari e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christopher Barthe, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët […]

Lexo më shumë

Diella flet në Kuvend: Më ka lënduar që jam cilësuar antikushtetuese, rreziku për Kushtetutën s’kanë qenë makinat, por veprimet njerëzore

Diella është prezantuar në Kuvend nga vetë kryeministri Edi Rama. Ministrja virtuale pati një mesazh për kolegët dhe qytetarët. “A është kushtetuese të kesh një minister që nuk është njeri? Le ta nisim me Kushtetutën, nuk flet për kromozome, mish apo gjak, por për detyra, transparencë. Këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo […]

Lexo më shumë

​Gjykimi në Hagë, Paul Williams dëshmon edhe sot

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje në vitin 1999. Gjatë ditës së djeshme, Williams ka thënë para trupit gjykues se Hashim Thaçi u raportonte komandantëve të zonës dhe se ai kontrollohej nga jashtë. Ai në […]

Lexo më shumë

Jahjaga takon Obamën, i kërkon angazhim për forcim të raporteve Kosovë-SHBA pas pezullimit të dialogut strategjik

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka njoftuar për një takim me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, në margjinat e një samiti ku ata ishin pjesëmarrës në Pensilvani të SHBA-së. Jahjaga tha se Obamës i ka kërkuar angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për të cilat Jahjaga tha se janë sfiduar me pezullimin e […]

Lexo më shumë