Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Gjykimi në Hagë, Paul Williams dëshmon edhe sot

​Gjykimi në Hagë, Paul Williams dëshmon edhe sot

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje në vitin 1999.

Gjatë ditës së djeshme, Williams ka thënë para trupit gjykues se Hashim Thaçi u raportonte komandantëve të zonës dhe se ai kontrollohej nga jashtë. Ai në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se gjatë qëndrimit në fshatin Rambuje të delegacionit nga Kosova, Hashim Thaçi kishte “trysni dhe presion ideologjik”.