Policia ndalon shtetasin serb në Bërnjak, i gjenden boks hekuri dhe sprej në veturë
Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll një shtetas të Serbisë në pikën kufitare të Bërnjakut, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe një sprej. Sipas njoftimit zyrtar, pas intervistimit të të dyshuarit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt. […]