Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll një shtetas të Serbisë në pikën kufitare të Bërnjakut, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe një sprej.
Sipas njoftimit zyrtar, pas intervistimit të të dyshuarit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull, shtetas i Serbisë, është gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe një sprej. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.