Plagoset një person në Pejë, ndodhet në emergjencë
Një person është plagosur mesditën e sotme në Pejë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Jarinë të Pejës. I njëjti është shtruar në emergjencë në spitalin e Pejës dhe nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.