Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pezullimi i dialogut nga SHBA – Arifi: Kosova e izoluar totalisht, dështim i politikës së Kurtit dhe Osmanit – Presidentja të jap dorëheqje

Pezullimi i dialogut nga SHBA – Arifi: Kosova e izoluar totalisht, dështim i politikës së Kurtit dhe Osmanit – Presidentja të jap dorëheqje

Kosova sot ka pranuar një lajm mjaft të rëndë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pezulluar dialogu strategjik me Kosovën deri në një afat të pacaktuar.

Kjo, siç thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, ndodh për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Ky vendim ka ngritur shqetësim të madh tek analistë dhe figura politike.

Lidhur me këtë çështje, analisti Dritëro Arifi, në një prononcim për TV Arbëria, ka folur për pasojat që pritet të ketë nga kjo lëvizje.

Ai ka deklaruar se pas këtij vendimi nga SHBA-të, vendi është tërësisht i izoluar dhe se nuk ka sanksionim më të madh se ky.

“Nuk ka sanksion më të madh në këtë moment për Kosovën. Vendi është tërësisht i izoluar nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-ja”, ka thënë Arifi.

Ai këtë veprim nga SHBA-të e ka cilësuar si një dështim të rëndë të politikës populiste të Kurtit dhe Osmanit.

“Ky është dështim kolosal i politikës populiste primitive specifike të z. Kurti dhe znj. Osmani”, ka shtuar ai.

Arifi ka kërkuar që Presidentja Osmani të japë dorëheqje, duke thënë se nuk ka rrugë tjetër, pasi, sipas tij, nuk është arritur të ruhet aleanca me SHBA-në.

“E vetmja gjë që ka mbetur, nëse ka dinjitet zonja Osmani duhet të jap dorëheqje. Ky është dështim spektakolar në politikën e jashtme dhe në atë të brendshme. Pra, nuk ka arritur znj. Osmani që ta ruajë aleancën me SHBA-në”, ka përfunduar Arifi.

 

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, shkak Kurti

 

 

Kasolli: Qeveria po e shkëput me qëllim Kosovën nga SHBA, pezullimi i dialogut nuk është rastësi