Reagimet pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën nuk kanë munguar. Afrim Kasolli, në një deklaratë publike, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me këtë zhvillim, të cilin e cilëson si pjesë të një projekti politik më të gjerë të nisur nga pushteti aktual në Kosovë.
Sipas Kasollit, pezullimi i dialogut nuk është një rastësi, por një hap i qëllimshëm brenda një agjende që synon largimin e Kosovës nga partneriteti i saj historik dhe strategjik me ShBA-të. Ai e lidh këtë me projektin politik të “Republikës së Tretë”, të promovuar që në fillimet e qeverisjes nga Albin Kurti.
“Shkëputja e raportit strategjik të Kosovës me ShBA-të është pjesë e projeksioneve të Republikës së Tretë. Kjo perspektivë ishte e brendashkruar që në programin politik për transformime rrënjësore, të inauguruar nga vetë Albin Kurti”, ka deklaruar Kasolli.
Reagimi i plotë: