Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoxhë Halil Avdulli citon Nayef Nahar: Bota islame përballë një kthese historike

Hoxhë Halil Avdulli citon Nayef Nahar: Bota islame përballë një kthese historike

Hoxha Halil Avdulli ka publikuar një qëndrim reflektues lidhur me gjendjen politike dhe historike të botës islame, duke cituar autorin Nayef Nahar.

Sipas mesazhit të shpërndarë, prej rreth një shekulli bota islame ndodhet në një gjendje të paqartë, e cila në dukje paraqitet si e pavarur, por në thelb konsiderohet e varur apo e pushtuar politikisht dhe ekonomikisht.

NëFFIJa e këtij realiteti, sipas citimit të Naharit, mund të ndryshojë për shkak të zhvillimeve të reja globale dhe rolit të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Në tekst thuhet se politikat e tij mund ta detyrojnë botën islame të zgjedhë mes një nënshtrimi të hapur ose fillimit të një pavarësie të vërtetë.

Postimi ka nxitur diskutime në rrjetet sociale mbi interpretimin politik dhe historik të marrëdhënieve mes botës islame dhe fuqive perëndimore.

Reagon edhe Berat Buzhala ndaj deklaratës së hoxhë Halil Avdullit. 

Berat Buzhala: A jam islamofob nëse kritikoj një hoxhë që lutet kundër “qafirave”?