Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Berat Buzhala: A jam islamofob nëse kritikoj një hoxhë që lutet kundër “qafirave”?

Berat Buzhala: A jam islamofob nëse kritikoj një hoxhë që lutet kundër “qafirave”?

Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka reaguar ndaj një postimi të një hoxhe shqiptar që shërben në Zvicër, i cili sipas tij është lutur për mposhtjen e “qafirave”.

Përmes një reagimi publik, Buzhala thekson paradoksin që, sipas tij, paraqet rasti në fjalë: një klerik që jeton dhe vepron në Zvicër, por që njëkohësisht shpreh simpati për Iranin dhe Rusinë kundër Amerikës dhe Perëndimit.

“Jeton në Zvicër, bën tifozllëk për Iranin e Rusinë kundër Amerikës dhe Perëndimit. A jam tash islamofob, nëse shkruaj kështu?”, shtron pyetjen Buzhala në reagimin e tij.

Deklarata e tij ka nxitur debat në rrjetet sociale, ku është diskutuar kufiri mes kritikës ndaj qëndrimeve të caktuara fetare apo politike dhe akuzave për islamofobi.

/TV Arberia