Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit: I lutem zotit të shpëtojë Kosovën, duke u votuar për një qeveri që ka besimin e Amerikës

Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit: I lutem zotit të shpëtojë Kosovën, duke u votuar për një qeveri që ka besimin e Amerikës

Ramush Haradinaj në emisionin ARB Debat, prodhim nga TV Arbëria, ka treguar pritshmëritë e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka theksuar se Kosovës i duhet një qeveri që ka besimin e Amerikës.

Haradinaj potencoi se frikësohet se nëse nuk ka ndonjë rezultat të ri në këto zgjedhje, pasi e di se çfarë do ta presë Kosovën.

“I lutem Zotit të shpëtojë vendin tim dhe Kosovën, i lutem Zotit të arrijë te mendjet e njerëzve të këtij vendi, të shpëtojë veten dhe këtë vend, të votojmë për një qeveri dhe të votojmë për njerëz që kanë besimin e Amerikës, që na rikthejnë, na rikualifikojnë, dhe të ulemi me ta, të merrem vesh dhe të kryejmë punët, sepse frikësohem nëse nuk është kështu. Sido që ta vendosë populli, unë nuk kam ku të shkoj, por e di çka do të na gjejë”, ka përfunduar Haradinaj. /TV Arbëria

Haradinaj në “ARB Debat”: Në kohën time ka ikur Milan Radoiçiq nga Kosova, jo në kohën e Albin Kurtit