Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj në “ARB Debat”: Në kohën time ka ikur Milan Radoiçiq nga Kosova, jo në kohën e Albin Kurtit

Haradinaj në “ARB Debat”: Në kohën time ka ikur Milan Radoiçiq nga Kosova, jo në kohën e Albin Kurtit

I ftuar në ARB Debat me Rid Berisha, kandidati për kryemnistër Ramush Haradinaj, ka thënë se në kohën kur ai ishte ushëheqës i vendit, Milan Radoiçiq kishte ikur nga Kosova.

Haradinaj thotë se ka bërë foto me Radoiçiqin, por në kohën e tij ai u nxor nga Kosova, ndërsa thekson se Albin Kurti, edhe për faktin që Radoiçiq ndodhet në listën e zezë nga SHBA-të, u mor vesh me të, duke i përjashtuar veteranët nga ligji i pagave.

“Shkoj në Drenicë, i qoj tre gishta. A i qojnë shqiptarët tre gishta? Kush i bën tre gishta, ju lutem? Serbët i bëjnë, Serbia. Çka po doni më? E thirri Radoiçiqin pasi hyri në listën e zezë, pasi iku prej Kosovës. Në kohën time ka ikur Radoiçiqi nga Kosova, jo në kohën e tij. Unë kam bërë foto me të, por në kohën time ai e ka lënë Kosovën, sepse i kanë hy policia në shtëpi dhe e kanë bastisur, edhe i kanë bërë aktakuzë dhe ka dalë. U mor vesh me të, edhe pasi e ka fut Amerika në listën e zezë, mos me i përfshirë veteranët. E vetmja herë që Lista Serbe ka votu në parlament, kush nuk e merr vesh edhe këtë fakt, qysh ka mundësi që vetëm një herë në katër vjet Lista Serbe ka votuar, edhe vetëm ka votuar atë ditë për të lënë veteranët jashtë. Ky është njeri I tyre.”, ka deklaruar Haradinaj. /TV Arbëria