“Radio Policia”, Xhemaili akuzon pushtetin: Po sulmohen mediat ekzistuese për t’u hapur ato të kontrolluara nga zyra e Sveçlës
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka kritikuar pushtetin pas raportimeve për projektin e krijimit të një radiostacioni të Policisë së Kosovës, duke e ndërlidhur këtë nismë me sulmet ndaj gazetarëve. Përmes një reagimi, Xhemaili ka përmendur sulmet ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke thënë se ato kanë vazhduar edhe pas reagimeve publike në mbrojtje të tij. […]