Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Radio Policia”, Xhemaili akuzon pushtetin: Po sulmohen mediat ekzistuese për t’u hapur ato të kontrolluara nga zyra e Sveçlës

“Radio Policia”, Xhemaili akuzon pushtetin: Po sulmohen mediat ekzistuese për t’u hapur ato të kontrolluara nga zyra e Sveçlës

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka kritikuar pushtetin pas raportimeve për projektin e krijimit të një radiostacioni të Policisë së Kosovës, duke e ndërlidhur këtë nismë me sulmet ndaj gazetarëve.

Përmes një reagimi, Xhemaili ka përmendur sulmet ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke thënë se ato kanë vazhduar edhe pas reagimeve publike në mbrojtje të tij.

“Një ditë pasi reaguam ndaj sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, e që paskan vazhduar edhe sot, pushteti qenka lajmëruar me projektin më të ri ‘Radio Policia’”, ka shkruar Xhemaili.

Sipas tij, gjatë gjashtë viteve të fundit, sulmet ndaj gazetarëve janë shndërruar në një dukuri të përditshme në Kosovë

Xhemaili ka akuzuar pushtetin se, krahas sulmeve ndaj mediave ekzistuese, po synon krijimin e mediave të reja që do të ishin nën kontrollin e njerëzve të afërt me qeverinë.

Ai ka përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë ministrin Xhelal Sveçla dhe Dejona Mihalin, duke pretenduar se pas kësaj qasjeje qëndron synimi për kontrollimin e informacionit.

“Matematika e pushtetit, t’i sulmojmë mediat ekzistuese e t’i hapim ato të kontrolluarat nga zyra e Sveçlës, me direktiva të Dejonës”, shkroi Xhemaili.