Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arberia

Urim Buzhala: Gazetaria nuk matet me zhurmën që krijon, por me përgjegjësinë ndaj së vërtetës

Urim Buzhala ka reaguar pas emërimit të Viktor Buzhalës në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Në një shkrim publik, ai ka shprehur respekt për portalin Reporteri.net, duke vlerësuar se lajmet i trajton me korrektësi, pa paragjykime, etiketime dhe interpretime të panevojshme. “Gazetaria nuk matet me zhurmën që krijon, por me […]

Lexo më shumë

Ndërrimi i Komandës së KFOR’it, Italia paralajmëron rol më të madh të institucioneve kosovare të sigurisë – detaje

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, sot qëndroi në Prishtinë për të marrë pjesë në ndërrimin e komandës së KFOR’it ku gjenerali italian Roberto Vergori u vu në krye të misionit të NATO’s në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes e Italisë ka ndarë fjalën e tij në këtë ceremoni ku Crosetto foli për objektivat e synuara […]

Lexo më shumë

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë në qeli

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe Gecit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Geci u ndalua si i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të […]

Lexo më shumë

Senatorët Shaheen dhe Durbin: Partneriteti me Kosovën duhet të forcohet

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kanë deklaruar në një intervistë ekskluzive për RTK-në se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është i rëndësishëm dhe se synojnë vazhdimin dhe forcimin e tij. Në intervistën për RTK, dy senatorët kanë folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, rifillimin e Dialogut Strategjik, aspiratat e Kosovës për anëtarësim […]

Lexo më shumë

Papa Leoni diagnostikohet me kancer në mushkëri, Vatikani njofton se operacioni ka qenë i suksesshëm

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërive, një formë e kancerit të mushkërive, pasi iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, ka bërë të ditur Vatikani në një buletin mjekësor. 71-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale 90-minutëshe të martën, në spitalin Gemelli në Romë. […]

Lexo më shumë