Pas afro 21 orësh pa energji elektrike, fshatit Treboviq të Pejës i është rikthyer furnizimi me rrymë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga vetë fshati, ku është njoftuar se problemi me furnizimin me energji elektrike është rregulluar.