Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arberia

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për ngecjen e procesit të integrimit evropian, duke thënë se deklaratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk përputhen me realitetin e vlerësimeve të Komisionit Evropian për Kosovën. Tahiri, përmes një reagimi, ka thënë se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat, i paraqitur […]

Lexo më shumë

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti, përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Dy serbë nga Mali i Zi, të cilët raportohet se janë të përfshirë në luftën në Ukrainë në anën e Rusisë, janë shfaqur në një video me deklarata të ashpra nacionaliste, ku përmendin edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në videon e publikuar, dy personat shprehin mbështetje për ish presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe sulmojnë […]

Lexo më shumë

Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës, duke pretenduar se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. Sipas Vuçiqit, dorëzimi i Radoiçiqit apo i ndonjë personi tjetër te autoritetet në Prishtinë do të shënonte, siç […]

Lexo më shumë

Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët inspektues në disa komuna të pjesës veriore të vendit, me qëllim të kontrollimit të ligjshmërisë së veprimtarisë së operatorëve ekonomikë. Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara gjatë mbrëmjes së kaluar, janë mbyllur shtatë biznese afariste, pesë […]

Lexo më shumë

Edhe PDK kërkon dorëheqjen e dy ministrave: Arlindën nuk e kthejmë, por dështimet s’mund të kalojnë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas dështimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, ka theksuar se ministrja Gërvalla-Schwarz, ndonëse ka pranuar dështimet institucionale në këtë rast, ka […]

Lexo më shumë

Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Avokati i Popullit

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, gjatë raportimit sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë ka dështuar garantimin dhe respektimin e standardeve për një gjykim të drejtë në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Qelajt, me këtë veprim Gjykata Speciale i ka shkelë […]

Lexo më shumë