Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Avokati i Popullit

Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Avokati i Popullit

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, gjatë raportimit sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë ka dështuar garantimin dhe respektimin e standardeve për një gjykim të drejtë në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Qelajt, me këtë veprim Gjykata Speciale i ka shkelë të drejtat e njeriut, dhe sipas tij, kur një gjë të tillë e thotë Avokati i Popullit i një vendi, ai nuk guxon ta thotë pa një analizë dhe pa një vlerësim të krejt situatës.

“Mendoj që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dështuar për të garantuar respektimin e standardeve për një gjykim të drejtë. Me këtë i kanë i kanë shkelë të drejtat e njeriut. Dhe kur e thotë Avokati i Popullit i një vendi këtë fakt, nuk guxon me e thënë pa një analizë dhe pa një vlerësim të krejt situatës që ai ka mund ta bëjë. A ka kompetenca që ta bëjë Avokati i Popullit apo jo është fare e parëndësishme karshi konstatimeve që unë i bëjë dhe nuk kemi marrë përgjigje deri sot. Përveç sfilatave vizuale të kryetares së Gjykatës Speciale kur na ka treguar se sa e mirë është kjo gjykatë dhe si i respekton standardet e të drejtave të njeriut, asnjë sqarim në çështjet që unë i kam ngritur tash e sa vite nuk e kam marrë prej kësaj gjykate”, tha Qelaj.