Dëmtohet memoriali i dëshmorëve në Has, OVL e UÇK-së kërkon hetim të rastit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Has ka njoftuar se persona të panjohur mbrëmë kanë dëmtuar memorialin e dëshmorëve në Has. Sipas njoftimit, është dëmtuar ndriçimi i tri shkronjave të UÇK-së, duke u prerë kablloja, ndërsa janë dëmtuar edhe dy shtylla, bari dhe bazamenti ku pritet të vendosen gurët përkujtimorë të dëshmorëve. […]