Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Pse nuk po lejohet rinumërimi i votave tona?

Qëndrim Kryeziu: Pse nuk po lejohet rinumërimi i votave tona?

Qëndrim Kryeziu ka reaguar pasi Gjykata Supreme refuzoi ankesën e tij, duke pretenduar se vendimi është marrë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe pa arsyetim të mjaftueshëm.

Ai tha se do ta ankimojë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, pasi pretendon se gjatë procesit të numërimit ka pasur manipulime dhe gabime në votat e PDK-së. Sipas Kryeziut, vetë institucionet kanë pranuar se ka pasur gabime, prandaj kërkesa e tyre është që votat e kësaj partie të rinumërohen për të garantuar saktësinë e rezultatit.

Kryeziu ngriti shqetësime edhe për zgjedhjet e ardhshme, duke pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po planifikon mbajtjen e zgjedhjeve në muajin gusht, ndërsa shprehu akuza dhe pretendime të tjera lidhur me procesin zgjedhor.