Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arberia

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi

Gjykata Speciale ka vendosur për zgjatjen e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit në rastin ndaj tij dhe të tjerëv e në çështjen gjyqësore kundër administrimit të drejtësisë. Specialja vendosi që ish-presidenti i Kosovës të mbetet në paraburgim, ndonëse konstatoi se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje. Vendimi u mor pas rishikimit periodik të masës së paraburgimit. Në […]

Lexo më shumë

Rregulla të reja në BE, përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale duhet të etiketohen

Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale, duke kërkuar që përmbajtjet e krijuara ose të manipuluara nga AI të jenë të identifikueshme për përdoruesit. Sipas Ligjit Evropian për Inteligjencën Artificiale (AI Act), platformat dhe kompanitë do të duhet të sigurojnë transparencë për materiale si tekstet, fotografitë, videot dhe audion e […]

Lexo më shumë

Dy infermierë të QKMF-së në Prizren ndalohen për 48 orë, dyshohen se përvetësuan mbi 2 mijë euro nga pagesat e pacientëve

Dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren janë ndaluar për 48 orë, pasi dyshohen për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”. Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur në qershor të vitit […]

Lexo më shumë

Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini i ka thënë kryeministrit në detyrë, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se nuk sheh “fare arsye” për takim me të. Pasi Kurti ia dërgoi Gjinit një ftesë për takim, duke ia ofruar si opsione disa orare për nesër dhe pasnesër, përgjigjja e kryetarit të Aleancës ishte e shpejtë. Në […]

Lexo më shumë

Momente tmerri në Indonezi: Trageti përfshihet nga flakët, dhjetëra të zhdukur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget me 271 persona në bord u përfshi nga flakët pranë ishullit Java në Indonezi. Sipas autoriteteve, trageti “Mutiara Sentosa 2” po udhëtonte nga Surabaya drejt Makassarit kur shpërtheu zjarri, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ekipet e shpëtimit dhe anijet […]

Lexo më shumë