Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas identifikimit të babait, djali i Salih Mëziut: Zemrat tona mbeten të thyera

Pas identifikimit të babait, djali i Salih Mëziut: Zemrat tona mbeten të thyera

Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje dhe pasigurie, familja Mëziu nga Marina e Skenderajt ka marrë lajmin për identifikimin e eshtrave të Salih Mëziut, njërit prej 10 pjesëtarëve të kësaj familjeje të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një njoftimi, djali i Salih Mëziut, Tomori ka thënë se identifikimi sjell një përgjigje të shumëpritur për familjen, por njëkohësisht është një moment i dhimbshëm pas më shumë se dy dekadash pritjeje.

“Për kaq gjatë kemi jetuar me ankthin, shpresën dhe dhimbjen e pritjes, duke mos ditur se ku prehej i baba ynë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Familja Mëziu ka bërë të ditur se vazhdon të presë identifikimin edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes, me shpresën që pas kaq vitesh të mund të organizojë ceremoninë e varrimit dhe t’u japë lamtumirën e fundit.

Familjarët kanë njoftuar se janë në koordinim me institucionet kompetente dhe presin që procesi i identifikimit të pjesëtarëve të tjerë të familjes të përfundojë sa më shpejt.