Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Klubi “Dëshira” kërkon zgjerimin e shërbimeve për personat që kanë nevojë për mbështetje profesionale

Zgjerimi i shërbimeve dhe krijimi i mundësive të barabarta për personat që kanë nevojë për mbështetje profesionale ishin ndër mesazhet kryesore të konferencës së organizuar nga OJQ-ja Klubi “Dëshira”, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. Drejtori ekzekutiv i Klubit “Dëshira”, Nusret Shillova, tha se kërkesat e personave dhe familjeve për ndihmë dëshmojnë rëndësinë […]

Lexo më shumë

Senatorja Shaheen mesazhe nga Tirana për stabilitetin rajonal: Ajo që ndodh në Bosnjë e Kosovë ndikon edhe në Shqipëri

Senatorja demokrate amerikane Jeanne Shaheen, e cila është edhe kryetare në detyrë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, në një ngjarje në Tiranë të organizuar nga Këshilli Atlantik, foli për përpjekjet e saj të vazhdueshme për forcimin e qëndrueshmërisë demokratike në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e vazhdimit të partneritetit amerikan me rajonin […]

Lexo më shumë

Dueli i të pamposhturve në qendër të xhiros së katërt të Superligës

Superliga e basketbollit vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt, ku vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, në përballjen ndërmjet Bashkimit dhe Borës, dy skuadrave të vetme që ende nuk kanë pësuar humbje në këtë edicion. Xhiroja hapet të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “Minatori”, ku Trepça pret Vëllaznimin. Mitrovicasit synojnë […]

Lexo më shumë

SHKK thotë se kanë parandaluar futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. “Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë. Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka […]

Lexo më shumë

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), së bashku me Danilo Vuçiqin, djalin e ish-presidentit të Serbisë, ishte edhe një person në kërkim nga Interpoli – Milan Radoiçiq, raporton mediumi serb “N1”. Siç shihet në pamjet e xhiruara nga ky medium, Milan Radoiçiq ndodhej pranë Danilo Vuçiqit para sallës “Jezero”, ku u mbajt tubimi […]

Lexo më shumë

Sot shënohet Dita e Shëndetit Mendor, në Prishtinë mbahen dy ngjarje për rritjen e ndërgjegjësimit

Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet çdo vit më 10 tetor, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit global, luftimit të stigmës sociale dhe mobilizimit të mbështetjes për kujdesin ndaj shëndetit mendor. Objektivi i përgjithshëm i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor në mbarë botën dhe të mobilizojë […]

Lexo më shumë