Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dueli i të pamposhturve në qendër të xhiros së katërt të Superligës

Dueli i të pamposhturve në qendër të xhiros së katërt të Superligës

Superliga e basketbollit vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt, ku vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, në përballjen ndërmjet Bashkimit dhe Borës, dy skuadrave të vetme që ende nuk kanë pësuar humbje në këtë edicion.

Xhiroja hapet të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “Minatori”, ku Trepça pret Vëllaznimin.

Mitrovicasit synojnë t’i japin fund serisë prej katër humbjeve radhazi në të gjitha garat, përfshirë dy humbje në kampionat.

Në anën tjetër, Vëllaznimi udhëton drejt Mitrovicës pas fitores së parë sezonale, të cilën e arriti javën e kaluar ndaj Pejës.

Mbrëmja e së shtunës sjell edhe përballjen kryesore të kësaj xhiroje, ku Bashkimi dhe Bora do të ndeshen nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi”.

Të dyja skuadrat kanë regjistruar nga tri fitore në tri ndeshjet e para, që do të thotë se vetëm njëra prej tyre mund ta ruajë bilancin e përkryer pas këtij dueli.

Këto dy skuadra u përballën edhe në gjysmëfinalet e Play-offit të edicionit të kaluar, në një seri spektakolare që u vendos pas pesë ndeshjesh.