Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

BE-ja dhe Mali i Zi mbyllën përkohësisht negociatat e pranimit për politikën ekonomike dhe monetare, kapitulli 17, statistikat, kapitulli 18 dhe politikën sociale dhe punësimin, kapitulli 19. Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se reformat në kuadër të tre kapitujve të mbyllur përkohësisht sjellin përfitime të prekshme për Malin e Zi. Ndërkohë, Kos theksoi […]

Lexo më shumë

Abdixhiku takon dy senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Abdixhiku i ka falëndëruar për mbështetjen e vazhdueshme dhe për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë. “Në takim theksova nevojën për rikthimin në Dialogun Strategjik me SHBA-në. Kosovës i duhet ta forcojë […]

Lexo më shumë

Përplasje mes deputetëve në Komisionin për Buxhet, deputet e PDK-së dhe Aleancës lëshojnë mbledhjen

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, ku ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, ka dështuar për mungesë kuorumi pas kundërshtimeve për mënyrën e prezantimit të projektligjit Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kundërshtuar mbajtjen e pikës në rend dite […]

Lexo më shumë

Musliu-Shoshi kërkon strategji për krerët e UÇK-së dhe plan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ka nisur mbledhja e parë për shqyrtimin e planit tremujor të punës së komisionit për punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës. Në këtë mbledhje, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka insistuar që në kuadër të prioriteteve të komisionit të përfshihet një strategji e veçantë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Po ashtu, […]

Lexo më shumë

Deputetja e Aleancës përplaset me Arbërie Nagavcin në Komisionin për Buxhet: Shkelëse e Kushtetutës, s’ke kërkuar as falje

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, është përplasur në Komisionin për Buxhet me deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, Haxhiu ka thënë se Nagavci është shkelëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me përzierjen e saj në kompetencat e nivelit lokal. “Po më flet për agjendtë të opozitës, normal që kemi agjendë dhe do ta shtyjmë nga […]

Lexo më shumë

Komisioni për Kulturë miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026 për fushat që ka në kompetencë

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar me të gjitha votat për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, për fushat që janë në kompetencë të këtij komisioni. Gjatë diskutimit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngritur dilema rreth përfshirjes së projektligjit në fushëveprimin e komisionit, duke […]

Lexo më shumë

FMN parashikon rritje globale prej 3.1% në vitin 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN të martën e ka rritur parashikimin e rritjes globale për vitin 2026 në 3.1%, duke përmendur qëndrueshmërinë në ekonomitë e përparuara dhe rritjen e investimeve në inteligjencën artificiale. Megjithatë, rritja do të ngadalësohet nga 3.5% në vitin 2025, ndërsa çmimet e larta të energjisë të lidhura me luftën SHBA-Iran paraqesin rreziqe […]

Lexo më shumë