Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Musliu-Shoshi kërkon strategji për krerët e UÇK-së dhe plan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Musliu-Shoshi kërkon strategji për krerët e UÇK-së dhe plan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ka nisur mbledhja e parë për shqyrtimin e planit tremujor të punës së komisionit për punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë mbledhje, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka insistuar që në kuadër të prioriteteve të komisionit të përfshihet një strategji e veçantë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Po ashtu, Musliu-Shoshi ka kërkuar që të hartohet një plan konkret për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje në kuadër të agjendës së politikës së jashtme të Kosovës.