Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Abdixhiku takohet me shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, stabilitetin dhe sundimin e ligjit, si dhe për rëndësinë e forcimit të rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike. Abdixhiku ka vlerësuar […]

Lexo më shumë

Britania paralajmëron shtetasit e saj për tubimet e 16 shtatorit në Kosovë: Qëndroni larg turmave të mëdha apo demonstratave

Edhe Britania e Madhe ka paralajmëruar shtetasit e saj në Kosovë që të tregojnë kujdes dhe të shmangin tubimet e mëdha, një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Në këshillën e saj për udhëtimet, Qeveria britanike njofton se gjatë kësaj jave do të ketë tubime të mëdha në […]

Lexo më shumë

“Liria ka Emër”: Më 16 shtator 1998, Evropa e tha të vërtetën për Kosovën, nesër mos na e ndryshoni atë

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një reagim në prag të verdiktit në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në reagim thuhet se më 16 shtator 1998, në Parlamentin Evropian, zyrtarë evropianë kishin folur për situatën në Kosovë, për represionin e regjimit të Millosheviqit, […]

Lexo më shumë

SHBA ndryshon qasjen në rajon, kritika të ashpra Kosovës: Zgjidhjet të vijnë nga liderët lokalë, epoka e ndërtimit të shteteve ka përfunduar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpalosur sot një kthesë të rëndësishme strategjike në politikën e tij të jashtme ndaj Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar zyrtarisht se epoka e ndërtimit të shteteve përmes ndërhyrjeve të jashtme ka përfunduar. Në dëshminë e tij të shkruar përpara Nënkomitetit për Evropën në Kongresin Amerikan, Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, […]

Lexo më shumë

Franca paralajmëron shtetasit e saj në Kosovë: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme thuhet se për këtë ditë janë planifikuar, siç thuhet, tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Thirrja për vigjilencë e paralajmëruar edhe si “Lajm […]

Lexo më shumë

Bardhyl Mahmuti publikon letrën drejtuar gjyqtarëve të Speciales: Do të mbeteni në kujtesën e njerëzimit

Shkruan: Bardhyl Mahmuti NË VIGJILJE TË SHPALLJES SË VENDIMIT PO E PUBLIKOJ LETRËN QË MË 14 KORRIK IA DËRGOVA TRUPIT GJYKUES. DHOMAVE TË SPECIALIZUARA TË KOSOVËS NË HAGË (Nëpërmjet znj. Angela Griep, Shefe e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun) Drejtuar gjyqtarëve: Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro, Fergal Gejnor Raamweg 47 2596 […]

Lexo më shumë

Shefi i zyrës së BE-së takohet me ambasadorin britanik: Partnerët ndërkombëtarë do t’i qëndrojnë në krah Kosovës

Shefi i Zyrës së BE-së, gjermani Dirk Schuebel, ka takuar ambasadorin britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin BE-Mbretëri e Bashkuar për çështjet që ndërlidhen me Kosovën. Schuebel ka thënë se partnerët ndërkombëtarë do të jenë në krah të Kosovës. “Në takimin me Ambasadorin Hargreaves shpreha vlerësimin tim për bashkëpunimin […]

Lexo më shumë

Komuna e Skenderajt organizon përcjelljen e vendimit të Hagës në sheshin e qytetit, fton qytetarët të marrin pjesë

Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët se, nesër nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i cili pritet të shpallet nga ora 10:00. Komuna ka ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm, ‘’me shpresën që drejtësia do të triumfojë dhe Çlirimtarët tanë do […]

Lexo më shumë