Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KF Drenica shkarkon trajnerin Mehmeti

KF Drenica shkarkon trajnerin Mehmeti

Klubi Futbollistik Drenica ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Jeton Mehmeti, pas humbjes nga Malisheva në Superligë.

Sipas njoftimit të klubit, ndarja ka ardhur me mirëkuptim të ndërsjellë, duke i dhënë fund periudhës së bashkëpunimit mes dy palëve.

Drenica ka shprehur mirënjohje për Mehmetin, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit.