Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të disa produkteve të mishit të ngrirë të pulës, të importuara nga Brazili nga kompania Apetit SHPK, pasi në mostrat e analizuara është konstatuar prania e bakterit Salmonella Minnesota. Sipas njoftimit të AUV-së, bakteria është identifikuar gjatë kontrolleve të […]

Lexo më shumë

Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e Kosovës, duke thënë se 44 ditë pas dënimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shteti ende nuk ka një plan konkret për mbrojtjen e historisë dhe të së vërtetës së luftës së UÇK-së. Përmes një reagimi, Musliu-Shoshi ka theksuar se institucionet nuk […]

Lexo më shumë

SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka pritur në takim Sandra Oudkirk, zëvendësshefe civile dhe këshilltare për politikë të jashtme në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM). Gjatë vizitës, Oudkirk ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për garantimin e […]

Lexo më shumë

Del letra e dorëheqjes që Gazmend Hoxha ia çoi Kurtit pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Përgjegjësia nuk përfundon tek veprimet individuale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë sot dorëheqje morale nga kjo pozitë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, shkruan Express. Në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Hoxha ka bërë të ditur se vendimin për dorëheqje e ka marrë gjatë kësaj jave, pas pjesëmarrjes në një konferencë ndërkombëtare të shefave të policisë nga e gjithë bota. Ai ka thënë se vendimin e ka marrë me t’u kthyer në Kosovë. Hoxha ka theksuar se ngjarja tragjike në Vitomiricë, ku u vra Arlinda Zekaj, e ka shtyrë të reflektojë për përgjegjësinë institucionale dhe morale që bart pozita e tij. “Duke e vënë interesin e shtetit dhe dinjitetin e institucionit mbi çdo interes personal, unë jap dorëheqje morale nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Hoxha. Ai ka thënë se përgjegjësia e një udhëheqësi nuk përfundon vetëm te veprimet individuale, por përfshin edhe garantimin e standardeve më të larta të ligjshmërisë, profesionalizmit dhe integritetit në institucionin që drejton. Hoxha ka theksuar se dorëheqja nuk përbën braktisje të Policisë së Kosovës, por mesazh se institucionet duhet të jenë më të forta se individët dhe se besimi i qytetarëve duhet të mbrohet përmes llogaridhënies. Letra e plotë: LETËR E DREJTORIT TË POLICISË DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, SI DHE PËRMBLEDHJE E DISA REZULTATEVE […]

Lexo më shumë

Pushimi i hetimeve për Pecin, Pacollin e Aliun dhe intervistimi i sotëm i Përparim Ramës, Specialja del me reagim

Speciale e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve mediatike se pas shkarkimit të Blerim Isufajt janë pushuar hetimet ndaj tre ministrave të Qeverisë së Albin Kurtit, duke thënë se vendimet janë marrë në bazë të provave dhe kritereve ligjore, e jo si pasojë e ndryshimeve në udhëheqjen e institucionit. Në një sqarim publik, Prokuroria ka bërë […]

Lexo më shumë

Arrestohet në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL’i për vjedhje në Luksemburg

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi, që ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar. Në njoftim shtohet se, shtetasi kosovar D.A, kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar, i cili ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje’’. ‘’ Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë […]

Lexo më shumë

Vrasja e Arlinda Zekajt bëhet sebep për t’i raportuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë – a do të merren masa

155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë për dhunë në familje janë identifikuar në raportin që i është dorëzuar kryeministri Albin Kurti, nga ana e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë. Kështu bëri të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë një konference që ai e zhvilloi së bashku me ministren e Drejtësisë, Donika […]

Lexo më shumë