Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Protestë paqësore në Istog në shenjë solidariteti me Arlinda Zekajn

Protestë paqësore në Istog në shenjë solidariteti me Arlinda Zekajn

Grupi i Grave Asambleiste ka ftuar gratë dhe qytetarët që t’i bashkohen një proteste paqësore në Istog, në shenjë solidariteti pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt dhe në kundërshtim me çdo formë të dhunës ndaj grave.

Protesta do të mbahet më 31 tetor 2026, në orën 12:00, në Parkun e Qytetit në Istog.

Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të ngritin zërin kundër dhunës ndaj grave, heshtjes dhe indiferencës ndaj rasteve të tilla.

“Për Arlindën. Për të gjitha gratë. Për jetën!”, është mesazhi i kësaj proteste, përmes së cilës bëhet thirrje për solidaritet dhe kundërshtim të dhunës ndaj grave.