Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

5-vjeçari nga Lipjani që dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit i nënshtrohet operacionit në shputa – gjendja e tij stabile

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se 5-vjeçari nga Lipjani, i hospitalizuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik për shkak të lëndimeve nga dhuna në familje, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike. Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se intervenimi […]

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina po përballet me mungesë raketash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të përballet me mungesë serioze të raketave për mbrojtje ajrore si pasojë e konfliktit në rritje në lindjen e Mesme. Në një intervistë për BBC, Zelesky tha se lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po devijon burimet ushtarake amerikane, duke ndikuar drejtpërdrejt në […]

Lexo më shumë

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV’së në Kosovë e mërgatë: Jemi në fazë përgatitore për zgjedhjet brenda Lëvizjes

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se dje kanë pasur takim drejtuesit e qendrave të kësaj partie në Kosovës dhe në mërgatë, mbledhje në të cilën ka marrë pjesë edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti, bashkë me sekretarin organizativ, Alim Rama, kryetaren e kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe, koordinatorin  për qendra, Salih Zyba. Në postimin […]

Lexo më shumë

Mbi 800 gjoba brenda dy javësh në rajonin e Ferizajt, policia apel: Mos e mat jetën me kilometra në orë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka shqiptuar 814 gjoba trafiku brenda dy javësh në rajonin e Ferizajt, për tejkalim të shpejtësisë. Nga policia është shtuar edhe se ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”. Komunikata: Tetëqind e katërmbëdhjetë gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizaj […]

Lexo më shumë

Kurti e emëron Tijana Veljkoviq zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Tijana Veljkoviq në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Zyra e Kryeministrit në njoftim tha se Kurti e uroi atë për “detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”. Kurti ka emëruar sot edhe Lulzim Hetemin në pozitën […]

Lexo më shumë

Fëmija nga Lipjani me plagë të rënda dhe shenja kequshqyerjeje dërgohet në QKUK, arrestohen prindërit

Një fëmijë pesëvjeçar nga Lipjani është duke u trajtuar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), pasi është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore me plagë serioze në të dy shputat e këmbëve. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja për media në QKUK, Mirlinda Qyqalla, e cila bëri të ditur se fëmija fillimisht është referuar nga Qendra […]

Lexo më shumë