Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Banjska, sulmi në Kanalin e Ibër-Lepencit…- Hoxha i listoi një nga një sukseset e Policisë në Veri në letrën që ia çoi Kurtit

Në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka paraqitur një përmbledhje të punës së tij dhe rezultateve të Policisë së Kosovës gjatë periudhës sa ka qenë në krye të këtij institucioni, nga marsi i vitit 2023 deri më 30 tetor 2026. Hoxha ka theksuar se gjatë mandatit […]

Lexo më shumë

Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat në kryeqytet, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën. Në njoftimin e saj, ambasada thekson se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare vijojnë, ndërsa disa […]

Lexo më shumë

Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale

Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, pas ankesave të banorëve për hedhjen ilegale të mbeturinave. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, përmes një postimi në facebook.   Ajo ka njoftuar se pas ankesës së banorëve, Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar Kompaninë Rajonale të Mbeturinave […]

Lexo më shumë

AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të disa produkteve të mishit të ngrirë të pulës, të importuara nga Brazili nga kompania Apetit SHPK, pasi në mostrat e analizuara është konstatuar prania e bakterit Salmonella Minnesota. Sipas njoftimit të AUV-së, bakteria është identifikuar gjatë kontrolleve të […]

Lexo më shumë

Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e Kosovës, duke thënë se 44 ditë pas dënimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shteti ende nuk ka një plan konkret për mbrojtjen e historisë dhe të së vërtetës së luftës së UÇK-së. Përmes një reagimi, Musliu-Shoshi ka theksuar se institucionet nuk […]

Lexo më shumë

SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka pritur në takim Sandra Oudkirk, zëvendësshefe civile dhe këshilltare për politikë të jashtme në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM). Gjatë vizitës, Oudkirk ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për garantimin e […]

Lexo më shumë

Del letra e dorëheqjes që Gazmend Hoxha ia çoi Kurtit pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Përgjegjësia nuk përfundon tek veprimet individuale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë sot dorëheqje morale nga kjo pozitë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, shkruan Express. Në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Hoxha ka bërë të ditur se vendimin për dorëheqje e ka marrë gjatë kësaj jave, pas pjesëmarrjes në një konferencë ndërkombëtare të shefave të policisë nga e gjithë bota. Ai ka thënë se vendimin e ka marrë me t’u kthyer në Kosovë. Hoxha ka theksuar se ngjarja tragjike në Vitomiricë, ku u vra Arlinda Zekaj, e ka shtyrë të reflektojë për përgjegjësinë institucionale dhe morale që bart pozita e tij. “Duke e vënë interesin e shtetit dhe dinjitetin e institucionit mbi çdo interes personal, unë jap dorëheqje morale nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Hoxha. Ai ka thënë se përgjegjësia e një udhëheqësi nuk përfundon vetëm te veprimet individuale, por përfshin edhe garantimin e standardeve më të larta të ligjshmërisë, profesionalizmit dhe integritetit në institucionin që drejton. Hoxha ka theksuar se dorëheqja nuk përbën braktisje të Policisë së Kosovës, por mesazh se institucionet duhet të jenë më të forta se individët dhe se besimi i qytetarëve duhet të mbrohet përmes llogaridhënies. Letra e plotë: LETËR E DREJTORIT TË POLICISË DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, SI DHE PËRMBLEDHJE E DISA REZULTATEVE […]

Lexo më shumë